Ilustrim

Policit të dytë të arrestuar i janë gjetur 9 mijë euro ‘cash’ dhe 2 Kallashnikovë

Dy hetues të Krimeve Ekonomike të Kosovës janë arrestuar sonte në një operacion të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Hetuesi i lartë, Lavdim Osmani, është kapur në vepër me 1,450 euro që dyshohet se i ka marrë ryshfet.

Ndërsa, hetuesit tjetër, Lutfi Menxhiqi, siç merr vesh KALLXO.com, i janë gjetur 9 mijë euro ‘cash’ dhe dy Kallashnikovë në shtëpi.

Menxhiqi është hetuesi i dytë i arrestuar sonte nga IPK.

I pari, Lavdim Osmani, ishte arrestuar pak orë më herët nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Arrestimin e Menxhiqit për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Zbulohet se kush është hetuesi i dytë i arrestuar nga IPK