Policisë së Kosovës pritet t’i kushtojnë deri në 9 mijë euro bateritë për dronë

Policia e Kosovës, planifikon të blejë bateri për dronë, për nevoja të këtij institucioni, të cilat parashihet të kushtojnë deri në 9 mijë euro

Policia e Kosovës si duket ka mbetur pa beteri për dronë, për këtë qëllim, ky institucion i sigurisë në vend, ka iniciuar aktivitetin e prokurimit për t`u furnizuar me to.

Sipas njoftimit për kontratë, Policia e Kosovës planifikon t’i blejë 20 sosh dhe për këtë qëllim ka parashikuar kontratë në vlerë deri në 9 mijë euro.

Në këtë aktivitet të prokurimit, është përdorur procedura e koutimit të çmimit, me kriter të dhënies së kontratës, çmimin më të ulët.