Policia, zjarrfikësit e autoambulanca në Stacionin e Autobusëve pas alarmit për mjet shpërthyes

Policia e Kosovës, Ekipet Mjekësore të Ndihmës së Parë dhe Ekipet e Zjarrfikësve janë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë pas alarmit për një mjet shpërthyes.

 

Policia ka evakuuar të gjithë qytetarët ndërsa aktualisht po merret me rastin.

Sipas Policisë, informata është pranuar nga një person anonim i cili ka deklaruar se ka vendosur mjetet shpërthyese.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, kanë thënë nga Policia.