Foto: Policia e Kosovës.

Policia zbulon një laborator të improvizuar droge në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona në dy raste të ndara, të dyshuar për kultivim dhe trafikim të narkotikëve, në Gjilan dhe Han të Elezit.

Në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit Policia ka zbuluar në një shtëpi banimi një laborator të improvizuar për kultivimin e bimëve kanabis sativa, dhe ka arrestuar dy të dyshuar: A.B. (2003) dhe A.B. (1996).

Gjatë kontrolli Policia ka zbuluar 26 bimë kanabis-sativa dhe ka sekuestruar disa pajisje që janë përdorur në atë laborator.

Ndërkaq, gjatë një kontrolli të zhvilluar sot në Gjilan me dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike Policia ka arrestuar të dyshuarit L.K. (1999) dhe M.K. (1975).

Sipas Policisë, gjatë kontrolli në objektete e dy të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar si prova substancë narkotike-marihuanë me peshë prej 121.2 gr.; nëntë bimë kanabis sativa; një armë gjahu dhe 159 copë fishekë.

Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Foto: Policia e Kosovës.
Foto: Policia e Kosovës.
Foto: Policia e Kosovës.
Foto: Policia e Kosovës.
Foto: Policia e Kosovës.