Policia zbulon një laborator të drogës në veri të Mitrovicës, arrestohen dy persona

Policia e Kosovë gjatë një aksioni të zhvilluar në veri të Mitrovicës, ka zbuluar një laborator droge ku kanë sekuestruar mbi 30 kg lëndë narkotike marihuanë dhe kanë arrestuar dy shtetas të Kosoovës me etni serbe.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës zbulohet edhe një laborator droge në veriun e Mitrovicës dhe mbi 30 kg lëndë narkotike marihuanë teksa dy të dyshuar shtetas të Kosovës me etni serbe janë arrestuar”, ka shkruar Sveçla.