Foto: Ilustrim

Policia zbulon lokalin në të cilin zhvillohen lojëra të fatit

Policia e Shtetit ka njoftuar se është në kërkim të një personi i cili dyshohet se ushtron aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në lokalin e tij në Korçë.

Sipas njoftimit në kuadër të punës për identifikimin e personave të cilët ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetiasit R.K., 20 vjeçar, punëtor i lokalit si dhe është shpallur në kërkim i dyshuari M.D., 43 vjeçar nga Korça, i cili është pronar i lokalit ku dyshohet se zhvillohen lojëra të fatit.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar disa kompjuterë, të cilët dyshohet se shërbenin për lojëra fati të palejuara.

Tutje policia ka njoftuar se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi R. K., kamarier në këtë lokal, ishte i pasiguruar pranë organeve tatimore.

“Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Punësimi i paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.