Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia: Vetura e të dyshuarit për vrasjen në Klinë është gjetur në Kosh të Istogut

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me personin që dyshohet se sot vrau një burrë në një lokal në Klinё.

I dyshuari, sipas Policisë, ёshtё arratisur nё drejtim tё panjohur dhe gjatё arratisjes nёn kёrcёnimin e armёs nga njё qytetar ka grabitur veturën dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit.

“Njёsitet relevante janё vёnё nё ndjekje tё personit tё dyshuar dhe me tё arritur nё fshatin Kosh-Istog, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim policor” – është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje, është bërë e ditur se me vendim tё prokurorit tё shtetit trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet në Institutin e Mjekёsisё Ligjore nё Prishtinё pёr obduksion.

Viktima që sot është plagosur nga arma e zjarrit ёshtё dёrguar ne QKMF-Klinё, dhe mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, aty nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs.

Policia gjithashtu ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.