FOTO: Policia e Kosovës

Policia vëren në autobus në Merdarë një valixhe me pistoletë, arrestohet në Pejë pronari i valixhes

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm Policia kufitare e Kosovës në pikën kufitare në Merdare gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore gjatë kontrollit në një autobus ka hasur një pistoletë në një valixhe.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar se hetues kompetentë të Policisë Kufitare janë marrë me rastin, kanë përcjellë rastin deri në Pejë për identifikimin e pronarit të valixhes, e cila është marrë nga një person në Pejë, i cili menjëherë është arrestuar, intervistuar në stacion policor dhe në bashkëpunim me stacionin policor në Pejë.

Sipas Policisë, ky rast është iniciuar si – armëmbajtje pa leje.

“Në konsultim me prokurorinë personi pas intervistimit është liruar dhe rasti është dërguar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme”- thuhet në njoftimin  e PK-së.