Ilustrim

Policia vendos pika të kontrollit në kryeqytet

Policia e Kosovës ka vendosur që vendosë pika të kontrollit në kryeqytet gjatë orës policore.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të bllokuar lëvizjes nga ora 10 në mëngjes deri në 16:00, si dhe nga ora 20:00 deri 06:00 në mëngjes ka nxitur Policinë e Kosovës që të ngritë pika kontrolli në kryeqytet.

Ekipi i KALLXO.com ka lëvizur nëpër kryeqytet pas orës 20:00 dhe në disa lagje janë parë grupe të Policisë së Kosovës të cilat kanë qenë të vendosur në pika dhe duke bërë kontrolle.

Ky vendim i Qeverisë ka ardhur pas përhapjes së sëmundjes së coronavirusit.