Policia u konfiskoi armë nxënësve, Komuna e Ferizajt: Nga 1 shtatori shkollat me sigurim fizik

Nga 1 shtatori i këtij viti shkollat e Ferizajt do të kenë sigurim fizik. 

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Ferizajt përmes një postimin në Facebook.  

Ky reagimi i komunës vjen pas njoftimit të policisë se pas një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës në afërsi të shkollave të Ferizajt janë konfiskuar armë zjarri, drogë, thika e boksa metali. 

Shumë prej këtyre armëve janë konfiskuar nga nxënësit e shkollave të kësaj komune. 

Përmes Facebook-ut, komuna ka njoftuar se aksioni i Policisë i zhvilluar muaj më radhë është bërë në koordinim me komunën. 

Aksione të tillë në dobi të sigurisë publike, sipas komunës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. 

Komuna u bën thirrje organeve të drejtësisë që të të mbajnë përgjegjës shkelësit e ligjit. 

“Drejtoria e Arsimit, kaherë ka ngritur këtë shqetësim, duke i ofruar bashkëpunim të plotë organeve të sigurisë dhe drejtësisë. Për këtë çështje, përveç aktiviteteve vetëdijësuese, Drejtoria e Arsimit, ka përgatitur dhe ka të gatshëm projektin e veçantë, që do të lansohet që nga 1 shtatori i këtij viti, ku objektet shkollore do të mbikëqyren nga kompani të specializuara të sigurimit fizik, si masë kjo preventive dhe nxitëse e rritjes së sigurisë në shkolla”, thuhet në postim. 

Po asht komuna u ka bërë thirrje prindërve mësimdhënësit e çdo qytetarë që të denoncojnë dukurive negative brenda apo përreth objekteve shkollore. 

Policia konfiskon arsenal armësh nga nxënësit në Ferizaj – Pamje