Ilustrim

Policia u gjeti mbi 30 gramë marihuanë, arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar nga Policia për posedim të substancave narkotike gjatë të dielës në Kllokot dhe në Viti.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të tyre dhe në vendbanimet e tyre, u janë gjetur 34.2 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

E njëjta sasi është konfiskuar nga Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt.