Foto: KALLXO.com

Policia tregon se në cilin rajon ka probleme me vërshimet

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se probleme si pasojë e ujërave atmosferike ka në rajonin e Mitrovicës.

“Nga raportimet e rregullta që dërgohen nga njësitet policore nga tereni, sot probleme si pasojë e ujërave atmosferike ka në rajonin e Mitrovicës, përkatësisht në rrugën  Pestovë-Druare–Prelluzhe-Plemetin  të komunës së Vushtrrisë dhe rrugët  ‘2 Korriku’ dhe ‘Hoxhë Hasan Tahsini’, në komunën e Mitrovicës Jugu dhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë Veri ku ka nivel të rritur të ujit”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje është bërë  e ditur se në rajonet tjera nuk ka situata ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati ose të ketë vërshime.

Më 19 janar 2023 pas reshjeve të shumta të shiut janë dëmtuar shumë prona të banorëve në Skenderaj, Drenas, Mitrovicë, Podujevë, Klinë, Deçan, Pejë, Gjakovë.