Policia terorrizon banorët me shok bomba për disa xhirime

Banoret e lagjes rruga B kanë përjetuar disa shpërthime bombash të cilat janë hedhur nga policia. Shpërthimet sipas policisë janë duke u kryer per të kryer disa xhirime filmike.

Banorët dhe mediat nuk janë njoftuar paraprakisht për këto plane.

Kujtojmë se KFOR në vazhdimësi njofton banorët për situata ku kryejnë ushtrime të cilat mund të pengojnë jetën normale të qytetarëve

“Ju njoftoj se në lokacionin e përmendur ka pasur një ushtrim policor, një skenar simuluese. Nuk ka pasur aksion apo operacion te Policisë. Jemi duke bërë disa xhirime. Ju faleminderit per mirëkuptim”, tha Major Luljeta Mehmeti.

KALLXO.com ka publikuar edhe video nga aksioni në fjalë.

https://kallxo.com/video-policia-gjuan-shok-bomba-ne-rrugen-b/