Policia: Të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj janë klientë dhe punëtorë të restorantit

Numri i të lënduarve nga shpërthimi që ka ndodhur sot pasdite në një restorant në Ferizaj ka shkuar në 44, dy prej të cilëve janë të mitur.

Kështu ka bërë të ditur oficeri i Policisë Rajonale të Ferizajt, Qazim Reka.

Sipas Rekës, 14 prej të lënduarve janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Shumica e të lënduarve janë klientë të restorantit, ka edhe punëtorë të restorantit”, tha për Kanal 10 Qazim Reka, i cili shtoi se policët kanë kontrolluar edhe zonën përreth restorantit dhe në banesa nëse ka të lënduar të tjerë.