Policia: Sulmohen dy zyrtarë policorë në Gjakovë
18.9.2023 - 11:10
Dy zyrtarë policorë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi një i dyshuar ndërkohë që është arrestuar nga ta ka rezistuar dhe i ka sulmuar e i ka kanosur, thuhet në raportin policor.
Rasti ka ndodhur të dielën, më 17 shtator në Gjakovë, rreth orës 17:03.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar sulm ndaj personit zyrtar, thuhet tutje në raport.