Qafore ari

Policia shton masat e sigurisë afër dyqaneve të argjendarive në rajonin e Ferizajt

Komandanti i Stacionit të Policisë së Kosovës në Ferizaj, kapiteni Ismet Dërvishi ka thirrur në takim pronarët e argjendarive të kësaj komune.

Policia ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Ferizajt e ka parë të arsyeshme shtimin e aktiviteteve dhe masave të policisë afër dyqaneve të argjendarive në rajonin e Ferizajt me qëllim parandalimin e incidenteve kriminale, vjedhjeve, vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve.

Megjithëkëtë, Policia ka vlerësuar se situata e sigurisë në Ferizaj  është e qetë.

“I pranishëm në këtë takim ishte edhe Shefi i Sektorit Rajonal të Hetimeve, Majori Muhamet Jahiri, cili i ka siguruar pronarët e argjendarive se policia rajonale e Ferizajt ka hartuar planin operativ me masa të shtuara të policisë në terren dhe operacionet e policisë do të zhvillohen në të gjitha komunat e rajonit, përfshirë: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit”- thuhet në njoftim.

Policia njofton se do të angazhojë të gjitha njësitet e saja, pëfshirë policët e rendit,  hetuesit e stacioneve policore, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, Inteligjencën dhe Njësinë e Regaimit të Shpejtë ( NJRSH).

Forcat e rendit tutje bëjnë të ditur se do të jetn të pakompromisë ndaj të gjithë atyre që kanë tendenca të prishin rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Ferizajt.

Për çfardo informacioni të kriminalitetit në përgjithësi, Drejtoria Rajonale e Ferizajt apelon qytetarët të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406,.

“Informacionet e juaja do të trajtohen menjëherë nga policia dhe të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”- theksohet në komunikatë.