Policia shton aktivitetet policore për Fitër Bajram

Policia e Kosovës i ka shtuar aktivitetet për të kontrolluar nëse masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë për tu mbrojtuar nga COVID-19 po respektohen edhe gjatë ditës së festës, Fitër Bajramit.

Lajmin për shtimin e aktiviteteve policore gjatë kësaj dite e ka konfirmuar për KALLXO.com, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

“Po sot ka aktivitete të shtuara policore mirëpo me numër të njëjtë të policëve”, ka thënë Qalaj për KALLXO.com.

Sot shënohet dita e Fitër Bajramit.

Të shumta kanë qenë thirrjet nga ana e politikanëve por edhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike që gjatë kësaj dite të mos bëhen grumbullime familjare apo shoqërore për shkak se ende nuk kemi shuarje totale të të prekurve me pandeminë COVID-19.

Në Kosovë numri i të prekurve me coronavirus ka arritur në 1032.