Policia shqipton afro 800 gjoba për mos respektim të masave kundër COVID-19

791 tiketa janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ndaj personave që nuk kanë respektuar masat kundër COVID-19.

Gjobat për mosrespektim të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID -19, fillojnë nga 35 deri në 2,000 euro, varësisht nga forma e shkeljës.

Ligji është miratuar më 14 gusht 2020 nga Kuvendi i Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se vetëm dje kanë rezultuar 97 raste pozitive nga 2 mijë e 112 persona të testuar.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka shqiptuar edhe 948 gjoba trafiku.

Dy aksidente me tre të vdekur kanë ndodhur dje në rrugët e Kosovës në mesin e tyre, dy fëmijë janë goditur me veturë në Carralevë të Shtimes. Ndërsa një person tjetër ka vdekur si shkak i një aksidenti në rrugën  Prishtinë-Mitrovicë.