Foto: Policia e Kosovës

Policia shqipton afër 700 gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

680 persona janë gjobitur nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave kundër pandemisë COVID-19.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19 është miratuar më 14 gusht nga Kuvendi i Kosovës.

Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2,000 euro, varësisht nga shkelja.

Deri më tani në Kosovë, 47 mijë e e 952 persona janë infektuar me COVID-19 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 1228.