Foto: Ilustrim

Policia shqipton 1 mijë e 372 tiketa trafiku

Statistikat e policisë tregojnë se numri i aksidenteve në komunikacion nuk po bie, përkundrazi po rritet.

Vetëm në 48 orët e fundit 114 aksidente janë shënuar, nga to një me fatalitet.

Në statistikat e fundit të publikuara gjatë ditës së sotme nga ana e policisë thuhet se në 24 orët e fundit janë shënuar 64 aksidente nga to 18 me të lënduar, 46 pa të lënduar por me dëme materiale.

Në trafik policia ka shqiptuar 1 mijë e 372 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Gjithashtu policia në 24 orët e fundit ka arrestuar 32 persona, 23 janë dërguar në mbajtje ndërsa 6 janë dërguar në vuajtje të dënimit.

KALLXO.com mbrëmjen e kaluar ka raportuar për një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë- Podujevë.

Në aksident kanë qenë të përfshira një furgon dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit edhe vozitësi i furgonit edhe ai i motoçikletës kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Aksident mes furgonit e motoçikletës në rrugën Prishtinë-Podujevë