Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia shqiptoi 1,579 gjoba për kundërvajtësit në komunikacion

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,579 gjoba për shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 21 aksidente trafiku me të lëndua, 32 aksidente trafiku me dëme materiale dhe asnjë aksident me fatalitet.