Policia shqiptare pas disa orë kërkimesh gjen dy turistet gjermane në Valbonë

Policia e Shtetit ka njoftuar se u ka dalë në ndihmë dy turisteve nga Gjermania të cilat kishin humbur rrugën në Valbonë.

Nënë e bijë nga Gjermania ishin nisur për të eksploruar Valbonën në drejtim të Thethit.

Policia në Tropojë gjatë mbrëmjës pas disa orë kërkimesh ka gjetur dy turistet në vendin e quajtur ‘Qafa e Valbonës’ në gjendje të mirë shëndetësore.