Policia shqiptare ndalon transferin e paligjshëm të rreth 12 mijë eurove në Rinas

Policia Kufitare e Rinasit ka parandaluar transfertën e 12 mijë e 450 eurove, që ishin nisur për jashtë shtetit nga një 20 vjeçare.

Në njoftimin e Policisë Shqiptare thuhet se është ndaluar 20 vjeçarja dhe është proceduar penalisht.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, paratë kanë qenë të pa deklaruara në doganë.

Paratë e konfiskuara i janë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Mos deklarim i vlerave monetare në kufi’.