Policia shqiptare kap kosovarin i cili kërkohej nga Zvicra për pastrim parash

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një shteas kosovar i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra.

A. D., 33 vjeç kërkohej nga autoritet zviceriane për veprën ‘pastrim parash’ për të cilën i ishte caktuar masa e sigurisë, ‘arrest në burg’.

“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Zvicër, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve i DVP Kukës, me qëllim ekstradimin në Zvicër, shtetasi kosovar A. D., 33 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet zviceriane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pastrim parash”- thuhet në njoftim.

33 vjeçari që u kap nga Policia Kufitare e Morinës do të ekstradohet në Zvicër.