Policia shpall konkurs për policë në veri

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë nga radhët e komunitetit serb, boshnjak, turq, goran, rom, ashkali, egjiptas, kroat, malazez dhe maqedonas.

Përmes një njoftimi, Polica ka bërë të ditur se vendi i punës do të jetë Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Në njoftim nuk është bërë e ditur se deri kur është i hapur konkursi, ndërsa detajet më të hollësishme dhe aplikacionin mund ta gjeni KËTU.

Në nëntor të vitit të kaluar, qindra zyrtarë policor serbë patën dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, në shenjë proteste për masat e qeverisë për targat ilegale serbe në veri të vendit.

Situata e krijuar në veri erdhi pas vendimit për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq, për refuzim dhe rezistencë për lëshimin e fletëqortimeve për pronarët e veturave me targa ilegale.