Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Policia shoqëron në stacion policor disa persona që u përfshinë në një rrahje në Ferizaj
04.8.2024 - 15:22
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacion policor disa persona që dyshohet se u përfshinë në një rrahje, mbrëmë pas mesnate në një lokal në Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se pas marrjes së informatës, patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në personat që ishin përfshirë në rrahje.
“Në rast janë kyçur dhe njësia hetimeve dhe pas intervisitimit të personave , në konsultim me prokurorin kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë së luajtshme’ – ka thënë Veseli për KALLXO.com.