Ilustrim

Policia shkatërroi një grup të dyshuar për falsifikimin e parave

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për falsifikim të monedhave të ndryshme.

Të dyshuarit disa ditë më parë kishin këmbyer rreth 70 monedha nga 1 dhe 2 euro të falsifikuara dhe kishin provuar përsëri të kryenin këmbimin.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar 2 mijë e 505 euro kartëmonedha dhe 203 euro monedha të metalit të falsifikuar.

Me  vendim të prokurorit tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.