Policia në Shkollën "Ismajl Dumoshi" | Foto: KALLXO.com

Policia sërish kryen kontrolla në shkollat e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, sekuestron thika dhe drogë

Policia e Kosovës ka vazhduar dje dhe sot kontrollet në shkollat e mesme e fillore në Mitrovicë dhe Vushtrri.

Sipas njoftimit të Policisë, kjo po bëhet me qëllim të identifikimit dhe sekuestrimit të sendeve të paligjshme në shkolla.

“Urdhër kontrollet e nxënësve janë realizuar në bazë urdhëresave së lëshuar nga Gjykatat kompetente me ç’ raste gjatë kontrollimit në  Shkollën e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë,  janë gjetur dhe sekuestruar, një cigare me substancë narkotike, një mulli per bluarje të substancave narkotike”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, nga kontrollet e realizuar në tri shkolla të mesme dhe dy fillore në Vushtrri, brenda hapësirave të shkollave  janë gjetur dhe sekuestruar: në Shkollën e Mesme Teknike  “Lutfi Musiqi” është sekuestruar një thikë dhe  një shufër metalike, ndërsa në Shkollën  e Mesme të Ulët “SHMU1” është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Policia në Mitrovicën e Jugut kishte realizuar bastistje në shkollën e Mitrovicës edhe më datën 12 nëntor, por nuk kishin gjetur diçka.

Bastisje e paprecedentë: Policia bastisë shkollën në Mitrovicë nuk gjen asgjë