Foto: Policia e Kosovës

Policia sekuestron thika dhe pistoletë plastike në shkollat e Vushtrrisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 7 thika, një boks të hekurt dhe një pistoletë plastike në shkolla të mesme të larta në Vushtrri.

Në njoftimin e Policisë edhe thënë se gjësendet e lartcekura janë gjetur tek nxënësit Brenda hapësirave të shkollave.

“Si rezultat i kontrollimit në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë thika, një boks hekuri, një pistoletë plastike dhe gjësende tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje është thënë se kontrollet në shkolla janë bërë në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla.

Policia ka treguar se veprimet policore dhe provat e gjetura materiale do t’i paraqiten prokurorit kompetent.

Po ashtu, në njoftim është thënë se për këto kontrolle Policia ka për bazë urdhëresën e lëshuar nga Gjykata kompetente.