Foto: Ilustrim

Policia sekuestron një pistoletë në Vushtrri

Sonte rreth orës 21:00 njësitet policore në Vushtrri kanë sekuestruar një armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali” në Vushtrri, në kohën kur njësia policore po realizonte një operacion kontrolli.

Arma është gjetur te një pasagjer i një veture të kontrolluar.

Përveç pistoletës janë sekuestruar edhe gjashtë fishekë. I dyshuari nuk posedonte leje për armë.

“Lidhur me rastin  është intervistuar i dyshuari, ndërsa pas intervistimit  me urdhër të prokurorit të rastit  i dyshuari  është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale  – mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.