Policia sekuestron një pistoletë në Mitrovicë të Jugut, interviston një të mitur

Një bastisje nga Policia e Kosovës në një shtëpi në Mitrovicë të  Jugut, më 11.02.2025, ka rezultuar me sekuestrim të një pistolete dhe tetë fishekëve.

“Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit  në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, në Mitrovicën e Jugut, ku si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, me tetë  fishekë.” – tha Policia.

Për këtë rast është intervistuar një i mitur.

“Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari i moshës së mitur, ku pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.” – sqaroi Policia.

Sipas Policisë, ndaj të miturit është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.