Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Policia sekuestron një pistoletë dhe 22 fishekë në një argjendari në Prishtinë

Policia ka njoftuar se njësitë doganore, gjatë kontrollit në një argjendari, kanë hasur në një armë zjarri (pistoletë).

Raportohet se pasi njësiti policor ka dalur në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar një pistoletë dhe 22 fishekë, për të cilën i dyshuari kishte leje të skaduar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë, dje më 27.08.2024.

Policia njofton se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.