Foto: Ilustrim

Policia sekuestron një armë zjarri me municion (FOTO)

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri me municion në një veturë të cilën e kishte ndaluar për kontroll të detajuar.

Vetura e tipit “Golf” ishte ndaluar në dalje të Prishtinës.

Gjatë kontrollit që ishte realizuar dje rreth orës 20:30, në veturë është gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit “COLT”, 7 fishekë të kalibrit 45 milimetra dhe një këllëf i armës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për KALLXO.com se i dyshuari, 29 vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Foto: Policia e Kosovës