Ilustrim

Policia sekuestron një armë në Skenderaj

Policia në rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm ka sekuestruar një armë në fshatin Likovc të Skenderajt.

“Sekuestrimi i armës është bërë në fshatin Likovc të Skenderajt në kohën kur zyrtarët policorë kanë hasur në personin e dyshuar dhe me këtë rast gjatë kontrollit të detajuar te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’, një karikator dhe shtatë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me rastin, në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i dyshuar, ndërsa pas intervistimit  me urdhër të prokurorit të rastit  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale  ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.