Ilustrim

Policia sekuestron një armë në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte në orët e mbrëmjes ka sekuestruar një armë.

“Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën ‘Fadil Rrustemi’ në Skenderaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Arma është gjetur nga Policia brenda veturës së të dyshuarit.

“Është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me 2 fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, shtoi tutje Policia.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ndërsa pas intervistimit  me urdhër të prokurorit të rastit  i dyshuari  është liruar në procedurë të rregullt.

“Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’”, ka thënë Policia.