Policia sekuestron dy armë pa leje

Policia në rajonin e Prishtinës, ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë pa leje në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë së rajonit, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se armët janë sekuestruar në fshatin Barilevë të Prishtinës.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot në fshatin Barilevë, zyrtarët policor kanë gjetur dhe sekuestruar një revole (tipi zoraki) dhe një thikë”, ka thënë Ahmeti.

Në lidhje me këtë rast, ajo ka bërë të ditur se personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.