Policia sekuestron dy armë pa leje në Prishtinë 

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolle rutinore në dy rrugë të Prishtinës ka gjetur armë në dy vetura të ndaluara. 

Armët janë gjetur në rrugën ‘B’ dhe në rrugën ‘Enver Zymberi’. 

Sipas policisëkëto veprime janë ndërmarrë me qëllim të parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale. 

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.