Policia sekuestron dy armë në rajonin e Mitrovicës së Jugut - Pamje

Njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri, gjatë ditës së djeshme në dy raste të ndryshme  kanë sekuestruar dy  armë zjarri.

Në njoftimin e Policisë thuhet se sekuestrimi i  një arme, pushkë gjuetie, është realizuar në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, pasi arma është gjetur në posedim te i dyshuari i cili nuk posedonte leje për armëmbajtje .

Ndërsa, sekuestrimi i armës të llojit pistoletë me dy fishekë është realizuar në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, pas informacioneve se i dyshuari kishte shtënë me armë në një aheng familjar.

Tutje, policia thekson se ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.