
Foto: Policia e Kosovës
Policia sekuestron armë dhe municon në një shtëpi në Obiliq
20.2.2025 - 15:06
Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe municion në një shtëpi në fshatin Mazgit të Obiliqit.
“Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit, të mbështetura nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, me Urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore kanë ushtruar sot kontroll në një shtëpi në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri dhe municion.” – thuhet në njoftim, më 20.02.2025.
Ndërkaq, bëhet e ditur se ndaj një personi të dyshuar për këtë rast janë kryer procedurat e nevojshme policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Tutje, Policia njofton se lidhur me këtë është hapur rast për veprën “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.