Forcat RENEA - Foto: Facebook/PoliciaeShtetit

Policia sekuestron 16 kilogramë drogë, arrestohet 29 vjeçari

16 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar sot brenda një automjeti në Himarë

Policia e Shtetit ka njoftuar se lënda e sekuestruar e llojit Cannabbis Sativa, është sekuestruar në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar “Vunoi”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë apo që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, janë vënë në ndjekje të një automjeti të dyshimtë në aksin rrugorë Himarë-Dhërmi, të cilin e kanë ndaluar në kthesën e Jalit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia tutje ka bërë të ditur se nga kontrolli i ushtruar në automjet, është gjetur në bagazh një sasi lënde narkotike prej 16 kilogram e dyshuar si Cannabis Sativa.

“Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafikimit në Vlorë, ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin A. A, 29 vjeçar. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.