Rrahja e të moshuarës në Pejë

Policia: Rasti i dhunës ndaj të moshuarës në Pejë ka ndodhur më 29 tetor

Policia e Kosovës ka konfirmuar për KALLXO.com se rasti i dhunës ndaj të moshuarës në Pejë ka ndodhur më 29 tetor 2022.

Në ndërkohë deri më tash janë arrestuar tri të dyshuara për rastin e dhunës në qendrën e të moshuarve ‘Orenda’ në Pejë, kurse zyrtarisht Prokuroria e Shtetit është duke e hetuar rastin.

Anton Rasaj, njëri nga pronarët e qendrës së të moshuarve ‘Orenda’, ku ndodhi sulmi ndaj një të moshuare në Pejë, është deklaruar në lidhje me rastin, duke thënë se ngjarja e ka lënë “pa fjalë dhe plotë mllef’.

Përmes një reagimi, Rasaj ka thënë se është investitor dhe sipas tij ka punësuar personel dhe është kujdesur që të krijojë vende pune në Kosovë.

Dhuna ndaj të moshuarës, deklarohet njëri nga pronarët e qendrës së të moshuarve ‘Orenda’