Policia: Raportohen tri raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve
Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është njoftuar për tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.
Rastet janë shënuar një në Ferizaj dhe dy raste në Gjakovë.
Të dyshuarit janë burra dhe këta të fundit janë arrestuar, ndërsa njëri prej tyre është liruar më procedurë të rregullt, tregojnë të dhënat e raportit policor.
Në Ferizaj më 05.06.2024 është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndajë viktimës grua për arsyeje të mosmarrëveshjeve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në Gjakovë janë raportuar dy raste të dhunës në familje.
Rasti i parë është raportuar me 05.06.2024 në orën 21:00, në të cilin rast, sipas PK-së, i dyshuari ka keqtrajtuar fizikisht një viktimë grua dhe më pas më vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti tjetër është raportuar me 05.06.2024 në orën 22:00 dhe thuhet se i dyshuari përmes telefonit e kishte shqetësuar viktimën grua.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”- thuhet në raport.