Ilustrim

Policia publikon foton e të dyshuarit për dhunim, vjedhje e mashtrim

Policia në Rajonin e Pejës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për një person të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, është bërë publikimi i fotografisë së personit të dyshuar me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tij.

I dyshuari Arben Humaj, 31 vjeçar , i cili jeton në fshatin Vitomiricë të Pejës është i kërkuar për 20 raste të mashtrimit, dy raste të vjedhjeve dhe një rast të dhunimit.

Policia ka njoftuar se i dyshuari kërkohet nga Gjykatat Themelore të Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës 192 dhe 080019999, 039 432 327 numri kontaktues në Drejtorinë Rajonale në Pejë, si dhe e-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftimin e policisë.