Ilustrim
Policia publikon foton e të dyshuarit, kërkon bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e tij
14.5.2021 - 15:16
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për të arrestuar të dyshuarin Leonard Rexhaj.
Sipas Policisë, Rexhaj i lindur më 28.04.1995 në Oberndofr-Gjermani, kërkohet për veprat penale si: Posedim i paautorizuar i narkotikëve, vjedhje, mashtrim, kanosje dhe cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.
Tutje në komunikatën e Policisë thuhet se, përpos veprave të lartcekura i kërkuari është i dënuar edhe me pesëmbëdhjetë muaj burg për veprën penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve.
Policia bënë thirrje që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.