Arkiv - Vendi ku u vra Oliver Ivanoviq | Foto: KALLXO.com

Policia publikon fotografitë e dy të dyshuarve në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Dy persona ende të paidentifikuar për policinë po kërkohen nga ana e këtyre të fundit.

Duke shpërndarë fotografitë e të dyshuarve policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tyre.

Me anë të një njoftimi thuhet se në vazhdën e hetimit të vrasjes së politikanit serb në Kosovë para selisë së partisë së tij, Oliver Ivanoviqit, po kërkohen edhe dy personat të cilët mund ti shihni ne fotografitë më poshtë.

Të dy të personat ende të paidentifikuar, dyshohen se kanë lidhje me rastin e vrasjes së Ivanoviqit.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion  për personat  e  dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës  përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresen elektronike [email protected] ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës