Ilustrim

Policia publikon fotografinë e të dyshuarit, kërkon ndihmë për kapjen e tij

Policia është vënë në kërkim të një të dyshuari për përdorim të armës dhe ngasjes në gjendje të dehur.

Policia në Pejë nëpërmjet një komunikatë për media ka bërë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për gjetjen e tij.

Pas urdhëresës së Gjykatës, policia ka shpërndarë informacionet e personit me qëllim të lokalizimit e rrjedhimisht arrestimit të tij.

Personi i kërkuar është  Xun (Gani) Balaj.

Me këtë kërkesë policia kërkon nga qytetarët se kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.