Policia pranon donacion 5 qen për njësitin K-9

UNDP dhe Ambasada Gjermane ka dhënë donacion 5 qen për Policinë e Kosovës, të cilët do të trajnohen nga instruktorët e njësisë së Policisë së Kosovës K-9  për nuhatjen e materialit polimer.

Materiali polimer përdoret për ndërtimin e armëve moderne.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka falënderuar UNDP-në dhe Policinë e Kosovës për këtë donacion.

“Ceremonia e sotme për pranimin-dorëzimin e 5 qenve për njësinë K-9 të Policisë së Kosovës, mundësohet nga UNDP që financohet nga qeveria gjermane dhe ka për qëllim mbështetjen e policisë kufitare në ngritjen e produktivitetit policor në kontrollin kufitar”, tha drejtori Qalaj.

Qalaj njoftoi se këta 5 qenë do të fillojnë trajnimin dhe do të përdorën nga policia kufitare.

“Po synojmë që ky donacion të shërbejë që policia e Kosovës të tregoj vendosmëri në trajnimin e këtyre qenve për kontrabandimin e armëve të lehta. Instruktorët policor të njësitit K-9 pas kësaj ceremonie në mënyrë aktive do të merren me trajnimin e këtyre qenve për nuhatjen e materialit të quajtur polimer, ku armët moderne, shumicën e përbërjes së tyre e kanë nga ky material”, tha tutje Qalaj.

UNDP dhe Qeverinë Gjermane për këtë donacion e ka falënderuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.