Policia pranon 102 kallëzime penale për krime të luftës në Gjakovë

Gjatë ditës së sotme, kryetarja e shoqatës për Krimet e Luftës “Gjakova 98-99”, Shkëndije Hoda, ka dorëzuar në Policinë e Kosovës  kontingjentin e trembëdhjetë të padive që përmbajnë  102 kallëzime penale për të dyshuar që  të hetohen për krime të luftën në Komunën e Gjakovës.

Kryetarja e kësaj shoqate, ka folur para mediave rreth këtyre lëndëve.

“Sot arritëm që ta sjellim kontingjentin e 13 të kallëzimeve penale ku janë përfshirë 102 lëndë që do të hetohen për krime të luftës në Komunën e Gjakovës”, ka thënë Hoda.

Ajo tutje ja folur për qëllimin e këtyre dëshmive të cilat janë dorëzuar në Policinë e Kosovës.

“Ky është bashkëpunimi i parë me policinë, direkt po i sjellim këtu, qëllimi i këtyre dëshmive është një ndihmesë që ne i ofrojmë më tepër dëshmi rreth një krimi, japim më tepër fakte, edhe gjatë bisedës që ne bëmë me drejtorin e Policisë së Kosovës shihet se ka vullnet dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv, veprimi i policisë në Gjakovë është jashtëzakonisht i madh, çdo ditë merren dëshmitarnë pyetje”, ka thënë Hoda.

Ajo tutje ka shtuar se shoqata e saj shpreson se kjo procedurë do të zgjas një vitë ose dy, por që shpresojnë në rezultate pozitive, duke treguar se I besojnë Policisë së Kosovës.

Hoda ka treguar se çfarë përmbajnë lëndët e dorëzuara sot në Policinë e Kosovës.

“Rastet janë të ndryshme kemi prej maltretimeve fizike vrasjeve edhe shkatërrimeve të pasurisë, janë gjithë ato çfarë na ka lënë pasojë një luftë në vitin 1999”, ka thënë Hoda.

LIVEShoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98-99“ dorëzon kontingjentin e trembëdhjetë të padive me rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 28 octobre 2019