Policia po ruan Burgun e 'Dyzit', stuhia e la në terr pa energji elektrike

Stuhitë të cilat ndodhën orët e mbrëjes së sotme kanë shkaktuar dëme edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë i cili gjendet në fshatin Gërdovc të Komunës së Podujevës.

Një gjenerator është prishur nga stuhitë dhe tash e dy orë Burgu i Sigurisë së Lartë është në terr.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Drejtori i burgjeve, Nehat Thaçi.

Thaçi tha se gjeneratori është prishur pasi është goditur nga rrufeja ndëra është kërkuar ngritja e masave brenda burgut.

“Rrufeja ka goditur gjeneratorin e burgut dhe në të njëjtën kohë është ndalur edhe energjia elektrike. Ne i kemi ngritur masat e sigurisë brenda burgut ndërsa KEDS me tër kapacitetin është duke provuar të rregulloj energjinë elektrike”, tha Thaçi për KALLXO.com.

KALLXO.com merr vesh se në Burgun e Sigurisë së Lartë gjenden edhe polic të Njësisë Speciale të cilët do të përkujdesen në rast të ndonjë incidenti si dhe për të mbajtur rend dhe siguri.