Vendi ku ndodhi plagosja në Mitrovicë, 20.09.2024 Foto: KALLXO.com

Policia: Po punojmë për identifikimin e të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth vrasjes së një 45-vjeçari  më 20.09.2024 në jug të Mitrovicës.

Policia thotë se po punon në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit “që ndërlidhen me rastin  e veprës penale vrasje.”

“Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë  e ditur se një person i dyshuar  kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës F. Z., 45 vjeçar, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicës, më pas ishte dërguar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ‘SHSKUK’”.

KALLXO.com raportoi nga vendi i ngjarjes të premten.

Policia thekson se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Ndërsa, rreth orës 12:00 nga SHSKUK- ja, është raportuar se i  plagosuri  viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajete  i viktimës është dërguar në  IML, për obduksion”- thekson Policia.

Policia thekson se nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor ë si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Vendi ku ndodhi vrasja në Mitrovicë – Foto: Florinda Kelmendi/KALLXO.com

“Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin  e veprës penale vrasje”- thuhet në njoftim.